Vinicius Junior është një nga futbollistët që ka shkaktuar më së shumti polemika në Spanjë viteve të fundit.
Ylli i Real Madridit shpesh herë ankohet se po ofendohet në stadiumet spanjolle, por ai është një nga futbollistët më provokues në La Liga.
Ditë më parë braziliani në konferencë për shtyp filloi të qante dhe tha se dëshironte vetëm të luante futboll.
“Unë thjeshtë dua të luaj futboll”, ishte fjalia e Vini Jr, por ai në miqësoren ndaj Spanjës ka krijuar armiq të ri në sportin më të bukur.
"Solo quiero jugar a fútbol 😭🥺😢" pic.twitter.com/Zi67t0D9PL
— Llourinho (@Llourinho) March 26, 2024
Gjesti i brazilianit ndaj mbrojtësit spanjoll Aymeric Laporte ishte i shëmtuar, pasi shkoi nga mbrapa dhe e goditi me bërryl në shpinë duke krijuar një tollovi të madhe.
Ky veprim i brazilianit ka marrë kritika të mëdha në rrjetet sociale derisa nuk ka munguar një koment edhe nga Aymeric Laporte.
Qendërmbrojtësi spanjoll shpërndau videon në fjalë dhe shkroi: “Ndoshta donte të kërcente?”, ka shkruar Laporte duke vendosur një figurë duke qeshur. /Telegrafi/
Quizá quería bailar..? 🕺🏻🤷🏻♂️😂 https://t.co/2zSbkjOpNi
— Aymeric Laporte (@Laporte) March 26, 2024