Site icon Telegrafi

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: “Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë”

Rastet kur biznesi ka marrë lekë me fajde në Shqipëri nuk janë të pakta. Shpesh, ky fenomen është shoqëruar edhe me mashtrim. I tillë është rasti i biznesmenit Fotaq Semi.

Në vitin 2012, duke shfrytëzuar miqësinë dhe besimin me tre persona, Semi ju ka marrë shuma të konsiderueshme parash duke i mashtruar.

Marrëveshja ka ndodhur jashtë zyrës së noterit dhe kontrata është një kontratë e pastër vetëm për principalin, jap borxh dhe pretendoj që zotëria do më kthejë principalin’ u shpreh Artan Gjergji, ekspert ekonomie

Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se një person me iniciale I. M., me Fotaq Semin kishin rreth 30 vjet që kanë qenë shokë dhe kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë. Në vitin 2012 Semi i thotë shokut të tij që nëse i gjente një shumë në dollarë, ai pas një viti t’ja kthente pas duke shtuar interesin. Pra këtu elementi i fajdes del në pah. Në total biznesmeni Semi mashtroi me 1 milionë euro.

Viktima e mashtrimit, duke besuar te shoqëria dhe argumentet e Semit, kishte rënë dakord me vëllezërit dhe miqtë e tij që të gjenin shumën. Disa muaj më vonë, Semi i kishte komunikuar huadhënësit që duhet të paguante një këst tjetër për të marrë një kredi për të blerë një kompani vaji. Personi në fjalë nuk i kishte ato para, por I mori borxh dhe ia dha shokut që po e fuste në kurth.

I.M. ka shpjeguar se gjithë kësaj kohe kanë mbajtur kontakte të përditëshme me Fotaq Semin. Takoheshin rregullisht si më parë dhe e kishte besuar për c’farë i thoshte në lidhje me biznesin. Shenjat e para të këtij mashtrimi që i ka bërë biznesmeni e kishte kuptuar kur kishte ardhur muaji Dhjetor i vitit 2013 muaj në të cilin do t’i kthente të gjithë shumën e dollarëve që i kishte marrrë borxh. Kur kjo nuk ndodhi, ai i coi shokut një sms ku thoshte se do ti jepte fund jetës.

“Unë po i jap fund jetës. Amanet gruan time dhe dy djemtë. Puthe mbesën nga unë”.

Shtetasi I. M.,pas këtij mesazhi, ka marrë në telefon Semin në numrin e tij dhe ai nuk ia hapte telefonin. Pas shumë tentativave, më në fund biznesmeni mashtrues iu përgjigj dhe i thotë që nuk i kishte punët mirë dhe se do të vriste veten. Pasi kishte fikur telefonin i kishte dërguar një sms ku shkruhej “unë ty nuk të dal dot përpara syve”. Në fakt, skenari i vetëvrasjes ishte pjesë e mashtrimit.

Sipas të gjitha të dhënave, në total biznesmeni Semi mashtroi shokët e tij me një shifër që shkonte deri në 1 milionë euro. Gjykata e Tiranës e gjeti fajtor Fotaq Semin për mashtrim me pasoja të rënda më shumë se një herë dhe e dënoi me 10 vite burgim, raporton tch.

Exit mobile version