Telegrafi

“Unë nuk mund ta përdor magjinë time në publik”, Will Smith pretendon se është gjind duke mos dashur të zhgënjejë fanset e vogla në premierën e ‘Aladdinit’

Ky është momenti i mahnitshëm kur aktori Will Smith mbetet në karakter si Gjindi i Aladinit, ndërsa fliste me dy vajza të vogla në qilimin e kuq – përpara se t’i ftonte të “takonin Princeshën Jasmine”.

Videoja, e filmuar në premierën e filmit në Los Angeles javën e kaluar, tregon vajzat – Mila dhe motrën binjake Emma Stauffer, katër vjeçe – duke folur me Smithin nga prapa pengesës së fansave, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Kur i tregojnë se nuk e kanë takuar ende ‘Princeshën Jasmine’ – rol ky që luhet nga aktorja Naomi Scott në film, Smith i lejon ato që të vijnë në qilimin e kuq për ta takuar atë.

Momenti i shkëlqyer fillon me Milën, e cilla i drejtohet Smithit duke i thënë: “Ku është magjia juaj?”.

Smith pastaj qëndron në karakter, duke u përgjigjur: “Kur unë jam në publik, nuk mund ta përdor magjinë time sepse njerëzit nuk mund ta dinë se unë jam një xhind’.

“Kështu që unë duhet të bëj sikur jam një person i rregullt kur jam në publik, sepse njerëzit kanë frikë nga gjindët dhe sende të tilla”, ka thënë ai.

Duke treguar për vajzat dhe veten e tij, ai pastaj shton: “Ne e dimë se çfarë është, por thjesht nuk mund ta tregoj atë në publik”.

Kur Mila pastaj pyet se ku janë ‘miqtë’ e tij, Smith përgjigjet duke iu thënë: ‘A e keni takuar Princeshën Jasmine?’

Nëna e vajzave, Katie Stauffer, që filmon videon, u lejon vajzave të shkojnë dhe të takohen me zonjën Scott.

Video u postua më vonë në Facebook dhe Instagram, dhe është shikuar më shumë se një milion herë.

Filmi i ri “Aladdin”, i cili bazohet në versionin e animuar të vitit 1992, prodhim i ‘Disney’, ka mbledhur rreth vetes yjet si: Mena Massoud në rolin e Aladdin dhe Marwan Kenzari në rolin Xhorxh Jafar.

Megjithëse pati përshtypje të përziera nga kritikët, filmi ka arritur të fitojë 68 milionë funte në fundjavën e kaluar pas premierës. /Telegrafi/