Kur miliarderi i teknologjisë Elon Musk bëri një përshëndetje naziste para një turme republikane që nderonte inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, rrjetet sociale vërshuan me akuza se ai ishte nazist.
Por Elon Musk kohët e fundit adresoi polemikat rreth përshëndetjes së supozuar naziste, duke sqaruar veprimet e tij gjatë një paraqitjeje në podkastin e Joe Rogan.
Musk tha: “Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se unë nuk jam nazist”, duke mbrojtur gjestin si të bërë në një frymë pozitive.
Ai theksoi më tej se të qenit nazist përfshin kryerjen e mizorive si gjenocidi dhe fillimin e luftërave, jo thjesht të bësh gjeste ose të adoptosh disa sjellje apo stile të modës.
Bëhet e ditur se gjesti i Elon Musk ka pasuar një reagim të gjerë, me shumë që e kanë akuzuar për promovimin e ideologjive fashiste.
— Elon Musk (@elonmusk) March 1, 2025
Polemika ka ngjallur debate të nxehta, me disa, duke përfshirë spikeren e CNN, Kasie Hunt, duke e kritikuar gjestin si “evokues të gjërave që kemi parë gjatë historisë”.
E përveç polemikës së përshëndetjes, Musk është përballur me kritika për pikëpamjet e tij mbi emigracionin, kohezionin kulturor dhe fjalën e lirë, me disa që sugjerojnë se mendimet e tij përputhen me ideologjitë e ekstremit të djathtë.
Megjithatë, ekspertë si Jean-Yves Camus dhe Constantinos Filis argumentojnë se pikëpamjet e Musk janë më shumë egoiste dhe jo domosdoshmërisht të nxitura ideologjikisht.
Ndryshe, Elon Musk ka konfirmuar sot lindjen e fëmijës së tij të 14-të me Shivon Zilis. /Telegrafi/