Telegrafi

“Unë mendoj se shumë po e ekzagjerojmë” – Biden minimizon forcën e aleancës Rusi-Kinë

Lideri amerikan, Joe Biden pohoi se nuk është i alarmuar për takimin mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe homologut rus, Vladimir Putin në Moskë.

Në vend të kësaj, presidenti amerikan tha “ne jemi ata që zgjerojmë aleancat”, raporton cnn.

“Shiko, unë nuk jam që nuk e llogarisë Kinën. As Rusinë. Por, unë mendoj se shumë po e ekzagjerojmë”, tha ai gazetarëve gjatë një konference për shtyp në Otava, Kanada.

Lexo po ashtu Instituti për Studimin e Luftës: Putin nuk mori atë që deshi nga Xi Jinping

Presidenti vuri në dukje se ndërsa zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Kina mund të konsiderojë rritjen e mbështetjes së saj ushtarake për Rusinë, “ata nuk e kanë bërë ende”.

“Nuk do të thotë se nuk do ta bëjnë, por ende nuk e kanë bërë”, tha Biden dhe shtoi, “Edhe nëse ka ndodhur ndonjë gjë, Perëndimi është bashkuar dukshëm më shumë”.

Ai vazhdoi të përmendi rritjen e bashkëpunimit midis aleancave, duke përfshirë G7, Aleancën Quad, ASEAN dhe AUKUS. Ai shtoi se tani është takuar me 80 për qind të liderëve të botës. /Telegrafi/