Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lille, ku u ndal në veçanti te Kylian Mbappe.
Spanjolli theksoi se e di që Mbappe mërzitet, por shtoi se sulmuesi duhet ta kuptoj që urdhrat aty i jep ai vet dhe jo lojtari.
“E kuptoj që Mbappe është i mërzitur, por unë jam ai që i jap urdhrat skuadrës”.
“Nuk kisha se rrezikoja shumë ndaj Dortmundit, më mjaftonte barazimi”, ka thënë Luis Enrique.
PSG kaloi grupin në Ligën e Kampionëve nga pozita e dytë, duke mbetur pas Borussi Dortmund.
Në anën tjetër, Mbappe është futur në vitin e tij të fundit të kontratës dhe në verë pritet të kalojë në një klub të ri. /Telegrafi/