Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri është një nga personat më të kërkuar nga media serbe për të dhënë deklarata rreth ndeshjeve mes Shqipërisë dhe Serbisë për eliminatorët e Euro 2016.
“Tashmë flitet se nuk do të jetë një ndeshje e rëndomtë, por unë mendoj se çdo gjë do të kalojë si duhet. Në vend të Tiranës, ndeshja do të luhet në Elbasan, atje po ndërtohet një stadium modern”, ka thënë Vokrri, transmeton ‘Sporti1”.
Mirëpo, gjatë një interviste të fundit ai është provokuar kur është pyetur se tifoz i cilës kombëtare do të jetë në atë ndeshje, duke pasur parasysh se si futbollist është afirmuar në futbollin jugosllav.
“Përse më bëni pyetje të tilla. Me siguri e dini se jam shqiptar”, është përgjigjur Vokrri. /Sporti1/Telegrafi/