Një yll i TikTok në Florida shkaktoi qëllimisht një ndjekje policore me shpejtësi 160 kilometra në orë.
Dhe në momentin që u arrestua, ai pretendohet se u tha policëve se pasuria dhe rinia e tij e bëjnë atë imun ndaj ligjit, përcjell Telegrafi.
Damaury Mikula, 18 vjeç, nga Pasco, Florida, ka më shumë se katër milionë ndjekës në TikTok dhe ka postuar shpesh përmbajtje me Dodge Challenger-in e tij, një automjet që mund të shkojë deri në 225 km/h me një çmim të lartë prej rreth 60,000 dollarë.
Ylli i TikTok, i cili thuhet se fiton 400,000 deri në 450,000 dollarë në vit, u regjistrua të premten duke u ndjekur nga Policia e Qarkut Pasco në kryqëzimin e rrugës shtetërore 54 në Bulevardin Sunlake në Florida.
Kjo ndjekje, e cila ndodhi rreth orës 10:30, thuhet se ka nisur pasi Mikula qëllimisht ‘i dha zjarr’ makinës ndërsa ishte në një shenjë ndalimi pranë një polici për të provokuar një ndjekje.
Ai u arrestua më vonë para shtëpisë së tij.
Siç bëhet e ditur, nuk ishte ai që postoi videon duke u ndjekur në TikTok – por kanë qenë policia ata që kanë ndarë pamjet e tyre.
“Zoti Mikula tha se gjendja e tij mendore ishte se ai është i ri, fiton shumë para dhe ka një makinë të shpejtë dhe ai mund të bëjë çfarë të dojë”, tha për WFLA Trooper W. Kelly i Patrullës së Autostradave në Florida. /Telegrafi/