Telegrafi

“Unë jam duke e ndalë tuberkulozin”

Ne dy vitet e fundit (2007, 2008-periudhe e implementimit te projektit te FG) për herë të parë në Kosovë regjistrohen më pak se 1.000 raste të tuberkulozit brenda vitit.

Nëse bëjmë një krahasim të të dhënave të tuberkulozit në periudhën e pasluftës, atëherë vërejmë një rënie të konsiderueshme nga viti 2000, kur janë regjistruar 1.776 raste gjer në vitin 2008, kur janë regjistruar 948 raste me tuberkuloz.

Projekti i Fondit Global në Kosovë duke u implementuar me mjaft sukses në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, paraqet mbështetjen kryesore në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Në kuadër të këtij projekti janë realizuar aktivitete të shumta, duke filluar nga renovimi i dhjetë qendrave/laboratorëve/reparteve që merren me trajtimin e të sëmurëve me tuberkuloz, pastaj blerja e barnave për mjekimin e kësaj sëmundje dhe të gjitha aparaturave tjera të nevojshme.

Barnat dhe të gjitha ekzaminimet laboratorike për pacientët me tuberkuloz janë falas. Në periudhën e pasluftës nuk ka ndodhur asnjëherë situatë me mungese të këtyre barnave.

Pacienteve me TBC, po ashtu në kuadër të këtij projekti ju sigurohen edhe pako ushqimore dhe higjienike për të përkrahur mjekimin e tyre.

Ministria e Shëndetësisë edhe pse me mundësi financiare të limituara ka dëshmuar zotimin ne luftën kundër tuberkulozit.

Është ne përgatitje edhe një Aplikacion i ri për kërkesën e mjeteve shtese nga Fondi Global.