Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka publikuar pjesë të dokumenteve të falsifikuara të shërbimeve të inteligjencës së Serbisë, për të cilat besohet se janë deponuar në ish-Tribunalin e Hagës për Jugosllavi, se si janë vrarë me prova të fabrikuara shumë njerëz në Kosovë.
Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dokumentet e falsifikuara të shërbimeve të inteligjencës së Serbisë (atëherë të Republikës Federative të Jugosllavisë) i kanë rënë në duar sot.
“Ky dokument, i cili me gjasë është deponuar në ish-Tribunalin e Hagës për Jugosllavinë, është provë se si janë vrarë (me prova të fabrikuara) shumë njerëz në Kosovë, e ku në mesin e tyre kam mundur të jem edhe unë! Edhe vëllai im, Fatmiri.
Në fakt, kolegu ynë Kastriot (Bajram) Kelmendi u vra më 24 mars 1999, së bashku me babain e tij (avokat i njohur) dhe vëllain e tij.”, ka shkruar Musliu, transmeton Telegrafi
Më tej ai thotë se “ky dokument, i cili me gjasë është deponuar në ish-Tribunalin e Hagës për Jugosllavinë, është provë se si janë vrarë (me prova të fabrikuara) shumë njerëz në Kosovë, e ku në mesin e tyre kam mundur të jem edhe unë! Edhe vëllai im, Fatmiri”.
“Në fakt, kolegu ynë Kastriot (Bajram) Kelmendi u vra më 24 mars 1999, së bashku me babanë e tij (avokat i njohur) dhe vëllain e tij. Për një ‘qime floku’ kemi shpëtuar unë dhe Fatmiri. Serbia dhe shërbimet e saj vrastare sekrete, paskan provuar të na quajnë ‘bashkëpunëtorë të shërbimeve amerikane të inteligjencës’. Kjo nuk është ndonjë shpifje që neve na ofendon, por është shpifje. Kjo shpifje është bërë për të na e marrë jetën – për të na vrarë!”, shkruan Musliu duke cituar dokumentet.
Ai thotë se “Fatkeqësisht, me fabrikime të tilla, Serbia ka vazhduar njëjtë”. /Telegrafi/