Site icon Telegrafi

“Unë dukem e bardhë”, Rihanna trembet nga fytyra e saj me efektet e SnapChat (Foto)

Rihanna pa dyshim që është një nga femrat më të njohura në planet.

Këngëtarja 28 vjeçare është shumë e ndjekur në të gjitha rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka publikuar disa video në SnapChat, ku ka shfrytëzuar edhe efektet e veçanta që ofron ky rrjet social.

Por, ajo është trembur nga pamja e saj në SnapChat, pasi gjatë videos ajo është dëgjuar teksa thoshte: “Unë dukem e bardhë!”

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna është trembur nga filterët e SnapChat. Ajo edhe njëherë e ka bërë këtë gjë gjatë ngasjes së makinës me një shoqe të saj, ku dëgjohej duke thënë “Nuk po e njoh veten time”./Telegrafi/

Exit mobile version