Jose Mourinho ka folur rreth thashethemeve të fundit në lidhje me qëndrimin e tij ndaj Manchester Cityt, duke këmbëngulur se marrëdhënia e tij me Pep Guardiolën mbetet e fortë.
Man City rrezikon të dënohet pasi akuzohet për thyerje të rregullave të Ligës Premier.
“Unë dhe Pep kemi punuar së bashku, ne e duam njëri-tjetrin. Nuk është e vërtetë që dua që Man City të bjerë nga kategoria. Unë dua drejtësi”.
🚨 José Mourinho: “Pep and I worked together, we love each other. It’s not true that I want Man City to be relegated. I want justice”.
“Small teams can be penalised by FFP when they exceed limits by 5 or 10€”.
“I also suffered due to limits at Roma. I don’t think it’s fair”. pic.twitter.com/vRGXDwxxQj
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 10, 2024
“Ekipet e vogla mund të penalizohen nga FFP kur tejkalojnë kufijtë me 5 ose 10 euro. Edhe unë kam vuajtur për shkak të limiteve te Roma. Nuk mendoj se është e drejtë”, ka thënë Jose Mourinho.
Aktualisht, Mourinho është në Turqi te Fenerbahce, ku po kërkon të kthejë titullin pas dhjetë vitesh. /Telegrafi/