Boksieri i njohur nga Kosova, Robin Krasniqi ka publikuar një fotografi nga kazerma e FSK-së, i veshur me uniformën ushtarake të Forcës të Sigurisë së Kosovës.
Fituesi i shumë titujve ka ripostuar këtë fotografi në llogarinë e tij në Facebook, duke marrë madje shumë komente pozitive në mesin e ndjekësve.
Boksieri madje i dha një mbishkrim tejet emocionues kësaj fotografie ku shkroi: “Unë, biri yt Kosovë”.
Krasniqi i cili merret me boks për rreth 20 vjet, ka arritur të shpallej kampion bote në kategorinë IBO.
Ai është në mesin e shumë shqiptarëve që po vulosin emrat e tyre në botë e sidomos në fushën e sportit. /Telegrafi/