Sot do të nënshkruhet marrëveshja për përpilimin e raportit të dytë të rishikuar për ndryshimet klimatike. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajnë ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP në Maqedoni Luisa Viton, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vlera e projektit është 352 mijë dollarë amerikan, ndërsa aktivitetet do të zbatohen në dy vitet e ardhshme./Telegrafi/