Telegrafi

UNDP dhuron donacion për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent të MPBAP-së

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhim Emergjent të MPBAP-së, Fadil Kodra priti përfaqësuesit e UNDP-së në Kosovë, me ç‘rast UNDP dhuroi 25 tabletë për AME-në.

Me këtë rast drejtori i AME-së, Fadil Kodra tha se ky donacion do të përdorët për mekanizmin e koordinimit dhe mbështetjes të Qendrave Operative Emergjente 112 dhe Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Donacioni do të ndihmojë në lehtësimin e këmbimit të njoftimeve dhe mbështetjes për autoritetet lokale dhe organizatat ndërvepruese në menaxhimin e situatave.

UNDP edhe në kohë pandemie me Covid-19 ka vazhduar të mbështesë MPBAP dhe agjencitë me disa donacione./Telegrafi/