Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi priti në takim menaxheren e portofolit të Qeverisjes dhe Ndërtimit të Paqes dhe Zëvendës Koordinatore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), Marta Gazideda.
“Me këtë rast në kuadër të Programit të Sigurisë (KSSP) UNDP i dhuroi donacion MPB-së 300 maska (KN95 – shumë përdorimshe), 500 doreza, 50 litra dezinfektues- rimbushje për bombolat e montuara në mur dhe 160 njësi dezinfektues për duar me pompë.
Në fund të takimit Ejupi e falënderoj përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që UNDP ka treguar e sidomos për ndihmën në këtë kohë pandemie”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/