Telegrafi

UNDP bën Drenasin me ndriçim solar

Në kuadër të projektit Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët, UNDP do të bëj përurimin e ndriçimit publik me energji diellore në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Ndërrimi i sistemit aktual të ndriçimit me atë fotovoltaik do të mundësojë zgjerimin e ndriçimit publik rrugor, zvogëlimin e gazit serrë, kursim në të holla që nuk do të shpenzohen për pagesë të rrymës, reduktimin e numrit të shtyllave prej 82 në 50 dhe përmirësimin e kualitetit të ndriçimit deri në 50%.

Projekti Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA) ndërsa kjo komponentë specifike për qytetin e Gllogocit është bashkëfinancuar nga Kuvendi komunal dhe kompania Ferronikeli. /Telegrafi/