Telegrafi

The Undertaker emëron gjashtë kundërshtarët më të mirë që është përballur gjatë karrierës së tij në WWE

Ther Undertaket më në fund ka emëruar gjashtë kundërshtarët më të mirë që është përballur gjatë karrierës së tij të mrekullueshme në WWE.

Veterani 66-vjeçari që emri i vërtetë i tij është Mark Calaway ka hyrë në dekadën e tij të tretë në sportin që më shumë është për shou.

Gjatë një dokumentari të kushtuar për të, The Undertaker ka zbuluar gjashtë kundërshtarët e tij më të mirë që është përballur në WWE.

“Kam ndarë ringun me disa persona shumë të mirë. Kam pasur disa meçe me njerëz të pabesueshëm”, ka thënë ai fillimisht.

“Do të mundohem t’i listojë ata: Bret Hart më shfaqet menjëherë, ai ishte në çdo gjë i mirë dhe bënte gjithçka në mënyrë perfektë”.

“Më pas janë Batista, Ric Flair, Shawn Michaels, Triple H dhe John Cena, kanë qenë fantastik dhe sa herë jam përballur me ta, kam ndjerë kënaqësinë e luftës dhe adrenalinës”, ka shtuar ai më tej.

The Undertkaer cilësohet si njëri ndër më të mirët në WWE, pasi edhe tifozët e kanë adhuruar luftën e tij, por më shumë spektaklin që krijonte derisa futej në ring. /Telegrafi/