Paula Stanton nga New Yersey i Shteteve të Bashkuara, mendoi se e humbi përgjithmonë unazën e saj me diamante – u befasua kur ia kthyen pas nëntë vitesh.
Unazat martesave apo e përvjetorëve janë shumë të çmueshme dhe sentimetale, andaj humbja e tyre do ishte një zemërim i madh, transmeton Telegrafi.
Kjo i ndodhi një gruaje, që e humbi unazën e përvjetorit të 20-të, derisa po e pastronte guaskën e tualetit dhe nuk mbajti shpresë së do t’i kthehej ndonjëherë.
“Më dhimbsej shumë dhe më vinte keq të tregoja, sepse turpërohesha”, ka thënë Staton.
Vitet kaluan dhe bashkëshorti ia zëvendësoi atë me një unazë tjetër, por ajo e donte origjinalin. Në përpjekje që ta gjente, para dy vitesh nisi një kërkesë ndaj pjesëtarëve të shërbimit publik.
Shefi i këtij shërbimi, Ted Gogol e lexoi me vëmendje kërkesën e saj, ndërsa iu kujtua diçka e shndritshme që pa në baltë, skaj një gypi që ndodhet në afërsi të shtëpisë së saj.
“Kjo zonë ka mbi 1,100 puseta, që i pastrojmë kohë pas kohe. Nuk e besoja se mund të ishte pikërisht unaza e saj”, ka thënë Gogol.
Me të kontaktuar Staton, ai u bind se është unaza saj dhe ia ktheu, duke e bërë shumë të lumtur pronaren.
“Ka mundur të thyhet, të shkrihet, apo të humbet përgjithmonë, por jo ishte e bërë që të më kthehet”, ka thënë Staton, e cila e mban me krenari pasi ta ketë pastruar mirë. /Telegrafi/