Steve Watts e ka humbur unazën e martesës, të cilën e ka mbajtur në gisht për dhjetë vjet, teksa po notonte në një liqe në Somerset të Anglisë para dy muajsh.
Megjithëse mendoi s e humbi përgjithmonë, ai u bashku sërish me unazën pasi ishte tharë liqeni, transmeton Telegrafi.
Hapësira prej 1.5 hektarësh e bënte pothuajse të pamundur gjetjen, por dy mirëmbajtës që kishin bërë kujdes gjatë pastrimit, e morën dhe ia dërguan pronarit.
“Vetëm erdhën te unë dhe ma dhanë, mbeta i hutuar dhe vetëm i falënderova. Nuk më treguan asnjë detaj më shumë”, ka thënë Watts.
Raportohet se ky liqe thahet për çdo vit, që të pastrohet dhe të kryhen riparimet e nevojshme. /Telegrafi/