Telegrafi

Unazën e martesës që e bleu si të ‘çmuar dhe me 18 karat’, iu shkëput pasi ishte metal pa vlerë (Foto)

Gruaja e paemëruar nga Oxfordshire e Anglisë, që e kishte blerë një unazë që pretendohej se është e çmuar dhe me 18 karat, u zbulua se është vetëm një metal pa vlerë.

Rrethin që e kishte mbajtur në gisht, prej martesës që u zhvillua më 2004, iu shkëput kur e dërgoi për ta zgjeruar për një numër, transmeton Telegrafi.

Ky ishte momenti, që 55-vjeçarja kuptoi se është mashtruar, teksa kishte mbajtur gjatë tërë kohës një unazë të punuar prej bakri dhe zinku.

Pasi e dërgoi në argjendarinë ku e ka blerë, i thanë se ka mundur të ishte ndonjë ngatërresë pa dashje, teksa thanë se është ‘ari i nëntë karatëve’.

Megjithatë, iu kthyen paratë të cilat i kishte paguar, ndërsa i kërkuan falje për lëshimin e ndodhur. /Telegrafi/