Telegrafi

Unazat më të mira të fejesës me shuma marramendëse nga yjet botërore në vitin 2017 (Foto)

Viti 2017 ishte plot me fejesa dhe dashuri të konfirmuara te yjet botërore.

Shumë yje vendosën që të gëzojnë më të dashurit me unaza prej më luksoze dhe prej më të shtrenjtave.

Me diamantë prej më të shtrenjtëve, secila prej këtyre unazave ka vlerë dhjetëra mijëra dollarëshe.

Janel Parrish

I dashuri i yllit të “Pretty Little Liars”, Chris Long, i ka propozuar bukuroshes gjatë një ecje me qenin e tyren ë Toronto të Kanadasë.

“Shkoma në park për një shëtitje me qenin Klee dhe u ktheva si e fejuar. Unë do ta martoj shokun tim të ngushtë dhe jam përtej hënës e lumtur. Të dua Chris Long”, kishte shkruar aktorja në Instagram duke u dhënë atyre edhe një pamje prej unazës me diamant gjigant.

 

Rose Leslie

Yjet e “Game of Thrones” që filluan takimet në setin e xhirimeve konfirmuan fejesën më 27 shtator të vitit 2017.

 

Nikki Bella

John Cena i dha të dashurës së tij Bella një diamant 4 karat në unazë të fejesës gjatë mbrëmjes së Wrestlemanias më 2 prill.

 

Vanessa Grimaldi

Nick Viall i propozoi Grimaldit me një unazë nga diamanti që tërheq syrin të vënë në një pllakë platinumi. Vlera e raportuar? Afro 100 mijë dollarë.

 

Kate Mara

Aktorja e “Fantastic Four” dhe kolegu i saj Jamie Bell u fejuan në fillim të vitit. Bell i propozoi me atë që duket të jetë unazë prej ari me një gur të çmuar të shoqëruar nga dy gurë më të vegjël.

 

Kirsten Dunst

Jesse Plemons i propozoi Dunst me një diamant oval që u shfaq në sfilatën Ralph & Russo Couture në Paris më 23 janar.

 

John Stamos

Ish-ylli i “Full House” konfirmoi fejesën me modelen Caitlin McHugh në Disneyland të dielën e 22 tetorit.

“Unë e pyeta dhe ajo tha po!, e ne jetuam të lumtur së bashku”, ka shkruar ai në Instagram.

/Telegrafi/