Telegrafi

Unaza që e gjeti në fushë dhe e harroi në garazh për disa vite, doli të jetë e vjetër rreth 700 vjet

Tom Clark nga Buckinghamshire e Anglisë, e kishte gjetur para 40 vitesh në një fushë një unazë, derisa kërkonte me pajisjen që detekton metalet.

Mirëpo, kishte menduar se nuk është e vlefshme dhe e mbylli në një kuti, të cilën e la në garazh për të mos e hapur më, transmeton Telegrafi.

Derisa pensionisti po pastronte, e gjeti sërish këtë stoli të harruar për disa vite dhe vendosi ta dërgonte për vlerësim, megjithëse nuk priste ndonjë përfitim.

Ai u befasua, kur unaza doli të jetë e vjetër rreth 700 vjet dhe vlente shumë, andaj vendosi ta dërgonte në një ankand. Shënimet në gjuhën latine, tregonin se është një unazë mesjetare që është punuar në vitin 1935.

Kur të zhvillohet ankandi, unaza që u gjet për të dytën herë, pritet t’i sjellë përfitime të mëdha, deri në dhjetëra mijëra euro. /Telegrafi/