Telegrafi

Unaza me 2.525 diamante hyn në ‘Guinness’

Kjo unazë luksoze është e punuar nga ari i bardhë 18-karat dhe vlerësohet se kushton 1,3 milion dollarë. Për dizajnimin e kësaj unaze ishin të nevojshme 530 orë, kurse për të punuar atë 3.625 orë.

Për momentin kjo unazë është ekspozuar në Kiev, Ukrainë, aty edhe ku ishte punuar, por gjatë periudhës së ardhshme do të jetë pjesë e ekspozitave të ndryshme në botë. /Telegrafi/