Site icon Telegrafi

Unaza e blerë në treg i ndryshon jetën (Foto)

Një unazë prej diamanti, e blerë 30 vite më parë në një treg makinash pritet që të shitet në ankand për 350 mijë funte.

Sipas BBC, pronarja besonte se “madhësia e veçantë” e gurit ishte pjesë e ndonjë kostumi, kur e bleu në Isleworth të Londrës, në vitin 1980.

E pandërgjegjshme që ishte një diamant i bardhë nga shekulli i 19-të, 26 karat, ajo e mbajti atë çdo ditë në dorë për vite me radhë.

Guri i çmuar pritet të dalë në shtëpinë e ankandit Sotheby në Qershor.

Kreu i departamentit të bizhuterive të kësaj shtëpie ankandi në Londër, Jessica Wyndham tha se e zonja e mbante unazën thuajse gjatë gjithë kohës më vete, pasi ishte e bukur.

“Por ajo e kishte blerë atë si pjesë të një kostumi për raste të caktuara. Askush nuk ia kishte idenë vlerën që fshihte”, shpjegoi ekspertja më tej, transmeton tvklan.

Gruaja, identiteti i të cilit nuk dihet, vendosi që të shkonte të pyeste në shtëpinë e ankandeve pasi një argjendar i tha se mund të ishte i çmuar.

 

 

 

Exit mobile version