Telegrafi

Unaza bizare me të cilën i propozoi të dashurës fejesë

Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, janë mahitur me një unazë bizare, me të cilën njëri i ka propozuar të dashurës fejesë, që ka tre gurë të çmuar, njëri prej të cilëve shihet vetëm nga një kënd.

Të dy gurët e vendosura anash si dhe forma se si ndahet unaza, ka bërë që të duket më shumë si një piskatore e çmueshme, ssa një unazë fejese, transmeton Telegrafi.

“Sigurisht se përgjigjja ka qenë jo, është një unazë e neveritshme. Më ngjanë sikur sytë e ndonjë gjallesë të frikshme” ka qenë një prej komenteve të shumta.

Kjo stoli e shtrenjtë, është vënë në një llogari në rrjete sociale, ku zakonisht postohen imazhet e stolive të ndryshme që janë të shtrenjta, por që dukja e tyre nuk është aq e mirë. /Telegrafi/