Telegrafi

Unaphone – telefoni i parë me siguri të plotë!

Kompania e quajtur Una premton të sjell në treg një telefon të mençur që do të jetë parajsa e përdoruesve të cilët kanë nevojë për privatësi dhe siguri në rrjetin online.

Më herët gjatë këtij muaji Una ka lansuar kampanjën online të mbledhjes së fondeve për telefonin e mençur, Unaphone Zenith.

Ky telefon pritet të hyjë në treg me sistemin operativ Android 6.0 të personalizuar për përdoruesit e Una dhe të quajtur UnaOS.

Sistemi operativ i Unas i dëbon shërbimet dhe aplikacionet e Google në mënyrë që pronari i telefonit të mos has asnjëherë në përgjim apo shitje të të dhënave.

Unaphone poashtu mvesh edhe programin standard të kodimit të të dhënave dhe tipare tjera që e mbrojnë pajisjen nga thyerjet e sigurisë.

Megjithatë, ana e dobët e kësaj pajisje është që aplikacionet si Facebook apo Twitter nuk mund të instalohen për shkak të konfliktit që mund të shkaktojnë me sigurinë në sistem.