Unai Emery mund të ndajë rrugën me legjendat e Arsenalit, Steve Bould dhe Jens Lehmann.
Trajneri i ri i Arsenalit i është dhënë dritë jeshile për të emëruar pesë ndihmësit që kishte në Paris Saint-Germain.
Spanjolli do të sjell Juan Carlos Carcedon dhe Pablo Villan, të cilët do t’i zëvendësojnë Boro Primoracin dhe Bould.
Këtij të fundit i është kërkuar të jetë personi lidhës midis spanjollit dhe lojtarëve.
Gjithashtu pritet të ketë ndërrime dhe sa i përket edhe trajnerëve të portierëve, ku do të largohet Jens Lehmann dhe do të zëvendësohet me Gerry Peytonin.
Gjithashtu është vendosur që ekipit të strategut t’i bashkohet edhe Julen Masach, i cili do të zëvendësojë Tony Colbert si trajner fitnesi dhe analist e videove, Victor Manas.
Emery pret të ketë të gjithë stafin e kompletuar për javën e parë të korrikut para ndeshjeve të para sezonale kundër Atletico Madridit, PSG-së dhe Chelseat. /Telegrafi/