Telegrafi

Unai Emery është transferimi më i mirë i Arsenalit, thotë Robert Pires

Ka qenë një afat kalimtar mjaft intensiv për Arsenalin, por Robert Pires ka bërë të ditur se bosi i ri, Unai Emery, mund të jetë ndoshta vetvetiu transferimi më i mirë.

Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, beson se pikërisht zëvëndësimi i Arsene Wengerit pas periudhës prej 22 vitesh në krye të klubit me një njeri si Emery është gjëja më pozitive e kësaj vere.

Arsenali ndërkohë ka tranferuar edhe lojtarë si Bernd Leno, Sokratis Papastahopoulos dhe Stephan Lichtsteiner.

“Tranferimi më i mirë për mua është Unai Emery, menaxheri. Natyrisht se unë besoj te lojtarët, sidomos te lojtarët e rinj”.

“Por, për Emeryn më e rëndësishme është që të fillojë mbarë. Ai e di se është në një klub të madh dhe ka shumë presion, por mendoj se ai ka karakter të madh dhe shpirt të madh”.

“Ai fitoi në Spanjë, ai fitoi në Francë. Ai ka shumë përvojë dhe shpresoj që ai të jetë i suksesshëm edhe me klubin”, deklaroi Unai Emery.

Arsenali do të fillojë sezonin më 12 gusht ndaj kamiponit aktual, Manchester Cityt dhe menjëherë më 18 gusht udhëton te rivali lokal, Chelsea. /Telegrafi/