Aston Villa ka fituar 3-1 ndaj Manchester United në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier, e që është fitorja e tyre e parë nën urdhrat e trajnerit të ri, Unai Emery.
Pas vetëm shtatë minutash, vendasit kaluan në epërsi me anë të Leon Bailyt, që u asistua nga Ramsey.
Për 2-0 u përkujdes Lucas Digen, që shënoi në minutën e 11-të për 2-0, duke thelluar krizën te United.
LUCAS MAGICCCCCCCCC 😍 pic.twitter.com/tfKgsicoiy
— Aston Villa (@AVFCOfficial) November 6, 2022
Por, Djajtë e Kuq e ngushtuan epërsinë e Villas në 2-1, kur Jacob Ramsey (45’), shënoi auto-gol.
Në 45 minutat e dytë, Ramsey e përmirësoi gabimin që bëri, dhe shënoi golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 49-të.
ONE OF OUR OWNNNNNN 🔥 pic.twitter.com/XHXYO0Y96o
— Aston Villa (@AVFCOfficial) November 6, 2022
Erik ten Hag tentoi që me disa zëvendësime të nxirrte së paku një barazim, mirëpo mbrojta vendase ishte e pathyeshme.
Pas javës së 15-të, Manchester United gjendet në vendin e pestë me 23 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të do të takohet me Fulhamin. /Telegrafi/