Telegrafi

Una, dhurata më e mirë që kam mundur të marr për ditëlindje – bashkëshortja e Besnik Qakës feston me emocionet e vajzës së porsalindur

Bashkëshortja e vokalistit të grupit “NRG Band”, Besnik Qaka, të hënën ka festuar ditëlindjen.

Këngëtari me këtë rast ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për t’i uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Lolita Begollit.

Lolita

“Gjitha të mirat e botës për ty. Urime ditëlindjen jetë”, ka shkruar Besniku sipër fotos, ku ai bashkë me Lolitën shfaqen të shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ndërsa, ajo po ashtu përmes një fotografie të hedhur në InstaStory ka treguar dhuratën më të mirë që ka marrë.

Moment nga martesa, Foto: Telegrafi

“Ditëlindja ime me këtë dashurinë e vogël është dhurata më e mirë që kam mundur të pranojë”, ka shkruar ajo krahas imazhit të hedhur në InstaStory.

Ndryshe, kujtojmë se Besniku më datë 20 mars është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Lolita ka sjellë në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Una.

Lolita Begolli

Dyshja u martuan në një ceremoni martesore në Pejë verën e kaluar. /Rtv21/