Samuel Umtiti thotë se ai u mbush në lot kur u bë e qartë se ai do të ketë mundësi për t’u bashkuar me Barcelonën.
Francezi, i cili luajti për vendit të tij që përfunduan të dytët në Euro 2016, u paraqit në media të premten pas transferimit prej 25millionë euro nga Lyon.
Umtiti ka si objektiv të fitoj çdo trofe të mundshëm gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë pas nënshkrimit të një marrëveshje pesë-vjeçare.
“Unë duhet të falënderoj të gjithë njerëzit që e kanë bërë këtë transferim të jetë i mundur. Kur unë e dija se kam mundësinë për të ardhur në Barcelonë me të vërtetë më preku mua, unë vajtova pak, edhe pse u përpoqa për të fshehur emocionet e mia”, deklaroi fillimisht Umtiti.
“Kjo ka qenë një ëndërr e imja. Që nga fëmijëria kam kërkuar për të ardhur këtu, jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që jam këtu”
“Unë nuk mund të pres për të luajtur së bashku me këta lojtarë të mëdhenj. Kam ardhur këtu për të përparuar dhe për të mësuar shumë me lojtarët që kanë më shumë përvojë se unë.
“Unë tashmë kam mësuar gjuhën Katalane, por unë nuk flas shumë mirë në këtë moment. Unë kam ardhur në klubin më të mirë në botë dhe unë shpresoj që të fitojë çdo gjë këtu”
“Standardet e mia janë shumë të larta, unë jam një lojtar dhe konkurrent dhe dua të luajë. Unë do të punojë shumë dhe të tregojë se kam cilësinë për të ndihmuar klubin, unë e di se ka lojtarë të mirë në pozicionin tim”, përfundoi mbrojtësi francez. /Telegrafi/