Telegrafi

Umtiti: Refuzova Ligën Premier, ëndërrova dhe zgjodha Barcelonën

Samuel Umtiti ka folur rreth zgjedhjes që bëri për Barcelonën, duke refuzuar skuadra të mëdha angleze nga Liga Premier. 

Mbrojtësi francez është duke kaluar në një sezon të mirë me gjigantin spanjoll, duke bërë mediat të flasin për një sukses të Barcelonës për transferimin e tij.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Barcën. Duhet të jem njeriu më i lumtur në botë”, ka thënë fillimisht Umtiti për Canal+.

Lexo po ashtu Umtiti: Jemi shumë të vegjël para Messit!

“Kishte edhe tjera klube përveç Barcelonës, ka pasur shumë klube angleze të interesuara, të cilat i kam hedhur poshtë”, përcjell Telegrafi.

“Unë mund të kisha fituar më shumë para, por nuk isha i interesuar. Për mua, ishte vetëm Barcelona dhe jo një tjetër ekip”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/