Samuel Umtiti është në dijeni se për ta mbajtur vendin te Bracelona duhet të ushtrojë më shumë në fitnes.
Mbrojtësi francez që po vuan nga lëndime të njëpasnjëshme, është shumë afër të largohet nga Blaugranasit.
Sipas asaj që raporton AS, kampioni i La Liga-së i ka bërë me dije fituesit të Kupës së Botës se mund të largohet nëse vazhdon me këtë formë.
Madje, Barcelona i ka kërkuar Umtitit që të fokusohet më shumë në stërvitje dhe të stërvitet me një intensitet të lartë.
Katalunasit nuk duan që francezi të qëndrojë më shumë i lënduar se sa në fushë, andaj mund edhe ta shesin qysh në afatin e janarit.
Nëse mbrojtësi qendror nuk tregon sukses deri në fund të këtij sezoni, atëherë shitja do të jetë e pashmangshme. /Telegrafi/