Samuel Umtiti ka falënderuar Gerard Piquen për mësimet që po ia jep për paraqitjet e tij të para për Barcelonën.
Mbrojtësi francez ka filluar tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat për Barcelonën, si tandem së bashku me Piquen në vend të Javier Mascheranos.
Umtiti pranon se transferimi i tij në Camp Nou nga Lyon ka paraqitur një sfidë të madhe, por thotë se udhëzimet nga përvoja e Pique e kanë bërë një tranzicion të lehtë.
“Gerard Pique është koka e mbrojtjes, ai më udhëzon mua dhe më këshillon”, ka deklaruar Umtiti për Mundo Deportivo, transmeton Telegrafi.
“Kjo më ndihmon mua të përparojë më shpejt”, përfundoi mbrojtësi francez. /Telegrafi/