Barcelona e ka pranuar se Samuel Umtiti nuk ka marrë pjesë me shokët e tij në sesionin e fundit stërvitor të zhvilluar të premten.
Umtiti nuk doli në trajnim në qendrën stërvitore për shkak të një shqetësimi në gjurin e majtë.
“Lojtari i ekipit të parë Umtiti ka lënduar gjurin e majtë dhe pas analizave do të bëhet e ditur koha kur ai do të kthehet në aksion”.
Mësohet se Umtiti mund të këtë pësuar një dëmtim serioz.
Umtiti mund ta humb edhe ndeshjen me Tottenham Hotspur, ndërsa nuk luajti fare ndaj PSV-së.
Valverde mund t’i kthehet dyshes Pique-Lenglet.
Tani, nëse konfirmohet serioziteti i dëmtimit (këputje e ligamentit) të Umtitit, do të ishte lajm i keq.
Valverde dhe Barcelona nuk janë në gjendje të mirë dhe humbja në ndeshjen e radhës do t’ia vështirësonte punët. /Telegrafi/