Samuel Umtiti është në linjë për një rikthim në skuadrën e Barcelonës fundjavën e ardhshme.
Reprezentuesi francez është munduar nga një dëmtim i vazhdueshëm i gjurit për gati 12 muaj, me klubin që alternon mes trajtimeve për të zgjidhur çështjen.
Pasi lëshimi u shënua nga mjekët e klubit përsëri në nëntor 2018, ai iu nënshtrua një periudhe rehabilitimi në Katar, përpara se të kryente një operacion të vogël në Spanjë.
Sidoqoftë ai ka luftuar për të qenë i gatshëm këtë sezon, pasi lëndimi ka vazhduar të jetë i përsëritshëm.
Por raportet në gazetën Marca këtë fundjavë sugjerojnë që qendërmbrojtësi do të përfshihet në skuadër për përballjen me Eibar fundjavën e ardhshme.
Gerard Pique është pezulluar për udhëtimin në vendin Bask, pasi ka pesë kartonë të verdhë deri më tani këtë sezon, dhe Umtiti mund të zëvendësoj spanjollin. /Telegrafi/