Site icon Telegrafi

Ultrazëri parashikon sëmundjet e zemrës

Ultrazëri ofron një mënyrë joinvazive të identifikimit të pllakave dhe rrit saktësinë e terapisë.

Sipas një studimi të ri, një ekzaminim me anë të ultrazërit mund të jetë një mënyrë e thjeshte por shumë e rëndësishme për të vlerësuar rrezikun për infarkt të zemrës ose ndonjë sëmundje tjetër kardiovaskulare.

Autorët e studimit kanë vërejtur se pllakat e ndjeshme në arteriet karotide tregojnë jo vetëm për rrezikun nga goditja në tru, por edhe janë në lidhshmëri me progresin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Për këtë arsye diagnostikimi i mëhershëm me anë të ultrazërit mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të këtyre pllakave të rrezikshme.

Exit mobile version