Site icon Telegrafi

Ultrazëri në vende publike nxitë sëmundje dhe dhimbje

Madje edhe pajisjet elektronike që përdoren për të frikësuar minjtë dhe macet, nxisin simptome si vjellja, marramendja, lodhja, dhimbja e barkut dhe dhimbje koke, transmeton Telegrafi.

Zakonisht, simptomat e sëmundjes së ultrazërit, janë lidhur me punëtorët që përdorin turjela të mëdha, mjete saldimi, apo pajisje tjera industriale.

Sidoqoftë, zyrtarë nga Universiteti Southampton thonë se teknologjia moderne, bën që të gjithë të jenë të rrethuar me shumë ultrazë, në jetën e përditshme.

Këto valë, i ngatërrojnë pranuesit në veshin tonë, duke ngacmuar njëjtë si irritimet e ndryshme, që për pasojë kanë çrregullimet në organizëm.

Megjithatë, kjo teori ende nuk është provuar në mënyrë shkencore, por po bëhen studime të detajuara, për të vërtetuar efektin e ultrazërit, në hapësira publike. /Telegrafi/

Exit mobile version