Site icon Telegrafi

Ultrasit e Milanit bëjnë gjashtë kërkesa në atmosferën e ‘çuditshme’ të San Siros

Ultrasit e Milanit zbuluan pankarta me gjashtë kërkesa për drejtorët e klubit përpara një ndeshjeje në Serie A kundër Genoas dhe DAZN raporton se atmosfera në San Siro është ‘e çuditshme’ sot.

Të rinjtë e Stefano Piolit kanë siguruar tashmë një vend në Ligën e Kampionëve, por ata do të përfundojnë sezonin e dytë radhazi duarbosh dhe ultrasit kërkojnë një plan të qartë për sezonin e ardhshëm.

Pak para fillimit, ultrasit në Curva Sud ekspozuan shtatë pankarta, duke kërkuar “strategji komunikimi, prani institucionale, nënshkrime të përshtatshme, kohezionin, ambicie dhe aftësi”. Banneri i shtatë dhe i fundit shkruhej: ‘Një projekt fitues fillon nga klubi’.

Gazetari i DAZN në fushë, Davide Bernardi konfirmoi se atmosfera në San Siro sot është mjaft e pazakontë: “Mjedisi është shumë i çuditshëm. Giroud menjëherë shikoi drejt pankartave”.

“Për sa i përket frekuentimit, Curva Sud nuk është i shitur dhe vizualisht, është një efekt i çuditshëm sepse të gjithë fansat janë ulur. Shenjat e vetme të pranisë ishin tundimet për t’iu përgjigjur thirrjeve të tifozëve të Genoas”.

Shenjat e hershme treguan se protesta e ndihmoi Genoan pasi lojtarët e Alberto Gilardinos kaluan në epërsi pas mezi pesë minutash falë një goditjeje dënimi nga Mateo Retegui, mirëpo shifrat në 1-1 i barazoi Alessandro Florenzi në minutën e 45-të. /Telegrafi/

Exit mobile version