Site icon Telegrafi

Ultrasit e Juves e bojkotojnë ndeshjen ndaj Atleticos

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Tifozët ultras të Juventusit po e braktisin udhëtimin drejt kryeqytetit spanjoll për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, në protestë të arrestimeve të fundit të një grupi të udhëheqëave të tyre.

Zonja e Vjetër të mërkurën e nis edicionin e sivjetmë të garës më të madhe evropiane për klube në ndeshjen që zhvillohet në Wanda Metropolitano, por nuk do ta ketë numrin e pritshëm të tifozëve.

Lexo po ashtu Arrestohen 12 tifozë të Juventusit nën akuzat për sulme të planifikuara

Sipas Tuttosport, këta ultras që i kanë blerë biletat për ndeshjen si mysafir, kanë vendosur të mos udhëtojnë si pjesë e protestës së tyre kundër klubit.

(Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Kjo vjen pasi 12 udhëheqës të grupeve të ultrasve u arrestuan të hënën për komplot kriminal, shantazh, shpërlarje parash dhe dhunë.

Presidenti i Juves, Andrea Agnelli, ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë duke thënë se ata e kanë shantazhuar klubin duke dashur të përfshiheshin në kore raciste dhe të bënin sjellje që do t’u kushtonte Bianconerëve me gjobë. /Telegrafi/

Exit mobile version