Telegrafi

Ultraportativët Asus Zenbook

Portativët kanë shtëpizën nga alumini, e cila në pjesën e vet më të trashë ka vetëm 0.67 inç, e në më të hollën 0.11 inç. Asus në këto pajisje integron sistemin e ftohjes me fletëzat e bakrit me dizajn të veçantë dhe kanalin e ajrit në formën e shkronjës V, ashtu që nxjerrja e nxehtësisë do të ishte sa më e mirë në portativin me dimensionet e këtilla.

Mundësitë tjera përfshijnë Super Hybrid Engine II për menaxhimin e shpenzimit të energjisë, Charger+ për mbushjen më të shpejtë përmes USBs, altoparlantët me teknologjinë ICEpower të Bang & Olufsen, SSD-në me ndërfaqen SATA 6 Gbps si dhe me USB 3.0. Autonomia e punës në bateri është pesë orë për të voglin dhe shtatë për modelin e madh.

Konfigurimin elementar për 999 dollarë (UX21E-DH52) e përbën versioni me procesorin Core i5-2467M, 4 GB të memories dhe SSD-në prej 128 GB. E për 1,449 dollarë mund të blihet UX31E-DH72 me ekran 13.3-inçësh, procesorin Core i7-2667M, 4 GB memorie dhe SSD-në me kapacitetin prej 256 GB. /Telegrafi/