Telegrafi

Ultimatum qeverisë, të presim deri në 15 mars

Këto dy sindikata, që përfaqësojnë të drejtat dhe interesat e shërbyesve civilë, sipas një komunikate të tyre për media, sot kanë mbajtur një takim me ministrin e Administratës Publike të Kosovës, Arsim Bajramin, në lidhje me kërkesat e shërbyesve civilë të Kosovës.

Sipas komunikatës, në këtë takim, ministri Bajrami, ka dhënë ofertën e Qeverisë së Kosovës në formë të shkruar, të cilën përfaqësuesit e të dy sindikatave e kanë refuzuar, duke e konsideruar oferët jo serioze dhe të papranueshme për shërbyesit civilë. Megjithatë, sipas kësaj komunikate, përfaqësuesit e të dy sindikatave, këtë ofertë, do t’ua komunikojnë këshillave të përgjithshme të sindikatave të tyre dhe në formën e shkruar pastaj t’ia kthejnë përgjigjen Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministrit të Administratës Publike. /telegrafi/