Site icon Telegrafi

‘Ulqini nuk është në shitje’, Zenka: Faktori shqiptar jemi bashkë, kundër apetiteve të qeverisë serbomadhe në Podgoricë

Në ditën e Ulqinit që rëndom festohet, sot u protestua.

Nga ora 12:00 në këtë qytet bregdetar në vendin e njohur si Ranë, te Plazhi i Vogël në Ulqin u zhvillua protestë qytetare si reagim ndaj tentativës për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare për 100 vite.

Një numër i madh qytetarësh të Ulqinit janë mbledhur për të protestuar kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”.

Motoja e protestës është: Ulqini nuk është në shitje.

Protestë masive në Ulqin, kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit
Lexo po ashtu Protestë masive në Ulqin, kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit

Duke folur për ‘RADIO 1’ nga protesta, ish/Ministri shqiptar i Qeverive properëndimore të Malit të Zi dhe kreu i Unionit Demokratik Shqiptar atje, Mehmet Zenka, ka deklaruar se shqiptarët janë kundër këtij apetiti të Qeverisë pro-serbe të Podgoricës dhe se shqiptarët do ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet këtë veprim.

‘Shitjen e Ulqinit nga Podgorica zyrtare, shqiptarët nuk do ta lejojnë asnjëherë. Kjo që po ndodhë është apetit i Qeverisë serbomadhe të z.Spahiç në Podgoricë. Faktori politik shqiptar këtu në Ulqin, për herë të parë jemi bashkë. Dhe, mos harroni, sot protestë, por do të rrisim format e kundërshtisë dhe nuk garantojmë për mos eskalim. Podgorica është mësuar veç të marë nga Ulqini e asnjëherë nuk dha asgjë. Nuk e lejojmë dhe do ta shohin’, deklaroi Zenka për ‘RADIO 1’.

Exit mobile version