Telegrafi

Ulpiana përkujdesët për befasinë e javës në BKT Superligë, ia shkakton humbjen e parë Ballkanit

Ulpiana ka arritur një fitore spektakolare me rikthim ndaj Ballkanit 2-1.

Skuadra lipjanase është përkudjesur që t’i shkaktojë humbjen e parë suharekasve në një ndeshje fantastike të zhvilluar në Lipjan.

Pjesa e parë pati disa raste shënimi, ku Ajeti i Ulpianës priti gjuajtjet e Krasniqit, Solomon dhe Korenicës.

Vendasit tentuan me Ardi Shalën, por pa sukses. Me rezultatin e barbartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për mysafirët, kur realizuan falë një autogoli nga Ardi Shala.

Ulpiana bëri lojë shumë të mirë dhe kërkonte me ngulm barazimin.

Në minutën e 69-të pas një dalje të gabuar nga Stivi Frashëri, braziliani Coinceicao shënoi një gol të bukur me parabol për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Deri në fund dy skuadrat patën raste tjera shënimi, por golin e gjeti vetëm Ulpiana.

Ishte minuta e 93-të e ndeshjes, kur një aksion fantastik i vendasve bëri që Ardi Shala të realizoi gol të bukur për 2-1.

Me këtë fitore, Ulpiana ngritët në vendin e shtatë në tabelë me 13 pikë, derisa Ballkani mbetet në kuotën e 21 pikëve. /Telegrafi/