Site icon Telegrafi

“Ulpiana – Krenaria jonë”

Qyteti antik Ulpiana, i cili ndodhet pranë Graqanicës, është vendi arkeologjik që konsiderohet si më i rëndësishmi në Kosovë.

Organizatori i këtij manifestimi, Nol Kristaj, ka thënë se në Ulpianën e vjetër ka monumente të shumta, si varreza misterioze. Sipas tij, dje është zbuluar edhe një kishë, ku janë bërë më parë pagëzimet.

Edhe pse Ulpiana e vjetër, vend kaq shumë me vlerë, Kristaj ka thënë se nuk vizitohet shumë nga turistët. Ai ka thënë se nuk është bërë mjaftueshëm për ekspozimin e këtij vendi, ndërsa ka pohuar se kjo është edhe një arsye më shumë pse kanë vendosur të bëjnë manifestimin.

Kristaj ka thënë për Kosovapress se janë ndarë shumë të zhgënjyer me Qeverinë aktuale, pasi, sipas tij, nuk kanë ndarë as mjete e as nuk e kanë përkrahur këtë organizim, i cili “është një slogan për motivimin e qytetarëve që të njihen me monumentet arkeologjike dhe ta dinë se ku është ndodhur Prishtina e vjetër”.

Manifestimi bëhet nën patronatin e Komunës së Prishtinës dhe kryetarit të saj Isa Mustafa, si dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“Manifestimi do të zgjas pesë ditë, ku do të ketë ekspozita, orë letrare kushtuar Ulpianës, tribunë kushtuar martirëve të Ulpianës… Ky manifestim, i cili po organizohet për herë të parë nga shoqata ‘Anton Pashku’ dhe ‘Pjetër Bogdani’, do të bëhet manifestim tradicional”. /KP/Telegrafi/

 

Exit mobile version