Ulpiana dhe Dukagjini do të përballen në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Dy skuadrat e rikthyera në elitë, e kanë nisur me shumë vështirësi këtë edicion të garave.
Megjithatë skuadra nga Lipjani, Ulpiana është e motivuar për këtë sfidë pas triumfit 2-3 në udhëtim te Gjilani.
Në anën tjetër klinasit ende nuk kanë shijuar fitoren dhe kanë dy barazime e tri disfata.
Formacionet zyrtare:
Ulpiana: Blakqorri; Rapuca, Makolli, Emini, Gjoni; Mustafa, Shkalla, Shala; I. Junior, Selimi, Santor.
Dukagjini: Haxhihamza;Mërlaku, Shala, Kuçi, Syla, Millaku, Ahmeti, Januzi, Da Sillva, Dallku, Shabani.
/Telegrafi/