Ulpiana dhe Malisheva janë dy skuadrat që janë inkuadruar këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Përderisa për lipjanasit është rikthim në elitë, Malisheva ndodhet për herë të parë në mesin e skuadrave më të mira në Kosovë.
Të dyja skuadrat e nisën me barazime sezonin e ri, ku Ulpiana mori një pikë në udhëtim te Llapi 1-1, derisa Malisheva ndali kampionin në fuqi Prishtinën me barazim 1-1.
Dy ekipet do të përballen në Suharekë, ku tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga Edlir Tetova dhe Arsim Thaqi.
Formacionet zyrtare, Ulpiana – Malisheva:
Ulpiana: Armend Blakçori, Egzon Qerimi, Ardian Musliu, Cesar Santos, Argjent Musatafa, Eglentin Gjoni, Fabrice Boudege, Denis Haliti, Ermir Rezi, Gonçalves Juior, Silvester Shkala. Kryetrajner: Edlir Tetova
Malisheva: Flamur Gashi, Dreni Kryeziu, Gentiru Ulluri, Gentrit Dllumani, Trivoll Stulliçaku, Agron Bruqi, Muhamet Hyseni, Arber Pira, Hasan Hysen, Agon Xhaka, Mergim Pefqeli. /Telegrafi/