Site icon Telegrafi

Ulpiana dhe Dukagjini ndahen në paqe

Ulpiana dhe Dukagjini kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës.

“Derbi i mbijetesës” nuk ka sjell fitues në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të fortë nga të dyja skuadrat, por edhe përkundër disa rasteve nga të dyja skuadrat, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim baras 0-0.

Në pjesën e dytë, ekipet ishin më konkrete, duke rrezikuar më shumë dhe duke arritur të gjejnë rrjetën nga një herë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 49-të dhe ishte Elton Basriu që shënoi autogol për t’i dhënë vendasve epërsinë 1-0.

Mysafirët arritën të kthehen në lojë në minutën e 69-të me anë të Arbër Shalës, i cili shënoi për 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Ulpiana e sheh veten në pozitën e nëntë me 23 pikë, ndërsa Dukagjini i teti me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Dukagjini e pret Dritën, ndërsa Ulpiana udhëton te Prishtina. /Telegrafi/

Exit mobile version