Ulpiana dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës.
Lipjanasit janë nikoqir të klubit nga Klina në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ me fillim nga ora 13:00.
Vendasit e Edlir Tetovës vijnë nga humbja nga Gjilani dhe synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive në këtë ndeshje në shtëpi.
Në anën tjetër, mysafirët e Armend Dallkut kanë dy fitore radhazi dhe duan të vazhdojnë serinë për t’i ikur vendeve që rrezikojnë rënien nga kategoria.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ulpiana: Thaqi; Rapuca, Shkalla, Domagoj, Avdulli; Emini, Shala; Rezi, Qerimi, Iran; Selimi
Dukagjini: Muhaxhiri; Dallku, Basriu, Hugo, Shala; Shabani, Jashanica; Carioca, Zhdrella, Merlaku; Nikolic;
/Telegrafi/